Shokohen banorët në Itali, deti mbushet me qindra arkivole

Evropë

Shokohen banorët në Itali, deti mbushet me qindra arkivole

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pamje dramatike ka shokuar banorët e një qyteze në Liguria të Italisë, Camogli. Një pjesë shkëmbore që ndodhet pingul me detin, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ka përfunduar në ujë. Por bashkë me shkëmbinjtë, deti u mbulua edhe me qindra arkivole.

Nuk është një skenë e një filmi horror, por pasoja e shembjes së një pjese të varrezave së qytezës. Mbi 200 arkivole përfunduan në det pas një rënie të gjatë, ku disa prej tyre u shkatërruan dhe të tjerat u mblodhën me zor nga forcat e rendit, të ndihmuara nga anijet e peshkimit lokale.

Varrezat e Camogli, pikërisht për pamjen mahnitëse që dhurojnë, janë bërë të njohura edhe përtej Italisë, dhe nuk janë të pakët të huajt që kanë prenotuar një vend me pamje nga deti.

Image

Autoritetet, duke ditur bukurinë por edhe paqëndrueshmërinë e terrenit, kishin miratuar punime me vlerë 400 mijë euro për të siguruar varrezat, por mesa duket ato para, së bashku me shumë të varrosur, janë përpirë nga ujërat e kaltra të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat