Birraritë gjermane po e hedhin birrën për shkak të izolimit, pija e preferuar e gjermanëve që kap vlerën e miliona eurove po shkon dëm

Evropë

Birraritë gjermane po e hedhin birrën për shkak të izolimit, pija e preferuar e gjermanëve që kap vlerën e miliona eurove po shkon dëm

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Birraritë gjermane janë të detyruara të hedhin birrat e pa shitura, duke kërkuar kështu ndihmë financiare nga shteti në kohën kur është zgjatur ora policore, thuhet në kumtesën e shoqatës së prodhuesve të birrës.

Kafiteritë në Gjermani, hotelet dhe restorantet janë mbyllur nga nëntori, kurse birraritë i kanë bërë thirrje qeverisë që t’ju ndihmojë financiarisht në kuadër të programit me të cilin ndihmon industri të ndryshme, me qëllim që ta tejkalojnë krizën që e ka shkaktuar pandemia e COVID-19.

Qeveria tashmë ka ndihmuar kafiteritë, por jo edhe birraritë.

“Nga javë në javë, çdo herë e më shumë birrari, pabe të specializuar për birra, po ballafaqohen me kërcënimin e ekzistencës”, është thënë në letrën e 300 prodhuesve të birrës në Gjermani.

Letra është nënshkruar edhe nga birraria e njohur gjermane Carlsberg, Bitburger Braugroup dhe Krombaher e Paulaner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat