Gjermania zgjat kufizimet kufitare pavarësisht kundërshtimit nga KE

Evropë

Gjermania zgjat kufizimet kufitare pavarësisht kundërshtimit nga KE

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustruese

Kufizimet e ashpra në kufijtë e Gjermanisë do të zgjaten edhe për tetë ditë të tjera, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, një veprim që ka të ngjarë të zemërojë Komisionin Europian, që i ka quajtur masat e përgjigjes pandemike joproporcionale dhe të pajustifikueshme.

“Kufizimet kufitare, që ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe shteti austriak i Tirolit, do të qëndrojnë tani në fuqiq deri më 3 mars”, konfirmoi zyrtari gjerman.

Ekzistojnë përjashtime nga rregullat për ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend, megjithëse ata duhet të regjistrohen në internet për të hyrë dhe për të paraqitur një test negativ COVID-19 jo më shumë se 48 orë të vjetër, raporton ATSh.

Masat e kohëve të fundit shkaktuan kaos udhëtimesh në autostradat çeke deri në kufirin gjerman, ndërsa autoritetet u përpoqën të siguronin që të gjithë transportuesit të kishin certifikatën e kërkuar të provës për të hyrë.

Komisioni Evropian iu ankua në një letër ambasadorit të Gjermanisë në Bruksel, Michael Clauss, se masat ishin joproporcionale dhe të pajustifikuara.

“Ne besojmë se objektivi i ndjekur në mënyrë të drejtë nga Gjermania, mbrojtja e shëndetit publik gjatë një pandemie, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, shkroi organi ekzekutiv i BE-së.

Letra, e datuar të hënën, i jep Gjermanisë 10 ditë kohë për t’u përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat