Turqia arreston 130 ushtarë, dyshohen për lidhje me Gylenin

Evropë

Turqia arreston 130 ushtarë, dyshohen për lidhje me Gylenin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustruese

Forcat e sigurisë në Turqi kanë arrestuar 130 ushtarë të mërkurën gjatë operacioneve të përqendruara në provincën perëndimore të Izmirit. Ata dyshohen për lidhje me organizatën e klerikut Fetullah Gylen, të cilin pushteti turk e akuzon për organizimin e puçit të dështuar më 2016.

Operacionet për arrestimin e ushtarëve u zhvilluan në 47 provinca të shtetit. Vetëm Zyra e Kryeprokurorit Publik në Izmir ka lëshuar fletarrestime për gjithsej 148 të dyshuar, 103 prej të cilëve janë në detyrë.

Një kolonel, disa lejtnantë, majorë, kapitenë dhe rreshterë janë në mesin e ushtarakëve që po kërkohen në operacionet e policisë, pas dyshimeve për praninë e celulave të organizatës së Fetullah Gylenit në Forcat e Armatosura, shkruan Anadolu.

Nga të dyshuarit, dymbëdhjetë janë pjesëtarë të forcave tokësore, 47 pjesëtarë të forcave ajrore, 18 pjesëtarë të forcave detare, 38 nga xhandarmëria dhe 19 nga rojat bregdetare.

Qeveria e Turqisë e akuzon klerikun Fetullah Gylen për organizimin e puçit në korrik të vitit 2016. Prej asaj kohe, autoritetet kanë pezulluar nga puna, shkarkuar e arrestuar mijëra pjesëtarë të ushtrisë dhe shërbyes civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat