Danimarka do të lehtësojë disa prej masave duke filluar nga 1 marsi

Evropë

Danimarka do të lehtësojë disa prej masave duke filluar nga 1 marsi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Danimarka do të lehtësojë disa prej masave kundër COVID-19 duke përfshirë këtu edhe hapjen e shkollave në disa pjesë të shtetit më 1 mars.

Danimarka është ndër shtetet me numrin më të vogël të infeksioneve në Evropë dhe ka parë ulje të numrit të të prekurve me koronavirus për shkak të mbylljes së vendit në dhjetor, raportojnë mediat e huaja.

Bazuar në rekomandimet e grupit të ekspertëve, qeveria bërë të ditur se dyqanet me më pak se 5000 metra katrorë hapësirë do të lejohen të rihapen derisa në hapësirat e hapura do të mund të grumbullohen deri në 25 persona.

“Më shumë aktivitete nënkuptojnë më shumë infektime dhe më shumë hospitalizime”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke gjatë një konference për media.

Shkollat do të lejohen të rihapen në disa pjesë mirëpo nxënësve do tu kërkohet të testohen dy herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat