Gjermania dënon me burgim ish-oficerin e regjimit të Bashar Al-Assadit

Evropë

Gjermania dënon me burgim ish-oficerin e regjimit të Bashar Al-Assadit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një gjykatë në Gjermani ka dënuar një ish-oficer të regjimit sirian, për krime kundër njerëzimit.

Ky është gjykimi i parë i njerëzve të lidhur me qeverinë në Damask, raporton CNN.

Ish-shefi i Inteligjencës, Eyad Al-Gharib 44 vjeçar është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për ndihmë në krimet ndaj njerëzimit.

Gharib ishte akuzuar se ka bërë arrestimin e 30 protestuesve, pavarësisht se e dinte për torturën sistematike që të burgosurit do të përjetonin në vendin ku do të vuanin dënimin, kanë thënë prokurorët e rastit. Protestuesit thuhet se ishin goditur fizikisht gjatë rrugës për në burg dhe më pas janë torturuar e vrarë.

Ish-oficeri i regjimit sirian të presidentit Bashar Al-Assad ishte arrestuar në Berlin, në shkurt të vitit 2019.

Ai wshtw arrestuar nën juridiksion ndërkombëtar e cila u jep të drejtë gjykatave të gjykojnë krimet kundër ligjit ndërkombëtar edhe kur ata nuk i kanë kryer krimet në territorin ku janë arrestuar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat