Holandë, sekuestrohet një sasi rekord heroine

Evropë

Holandë, sekuestrohet një sasi rekord heroine

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustruese

Policia britanike, belge dhe holandeze sekuestroi më shumë se 1,5 tonë heroinë në portin e Roterdamit, vendi më i madh i drogës në Holandë.

Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe (NCA) tha sot se ngarkesa ndodhej në fuçi të mbushura me kripë Himalaje.

Ajo shtoi se ngarkesa vlente 150 milionë euro në treg.

NCA-ja e përshkroi atë si “transportin më të madh ndonjëherë të heroinës në Holandë”, raporton ATSh.

“Përmes marrëdhënieve të forta me partnerët tanë holandezë dhe belgë, ne kemi shënjestruar kriminelët që transportojnë dërgesa të tilla”, tha zëvendësdrejtori i NCA-së, Matt Horne.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët këtu dhe jashtë për të synuar kriminelët që ndjekin fitime ndërsa dominojnë dhe frikësojnë komunitetet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat