Çdo i treti gjerman nuk dëshiron të vaksinohet

Evropë

Çdo i treti gjerman nuk dëshiron të vaksinohet

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Më shumë se një e treta e gjermanëve nuk kanë në plan të vaksinohen kundër covid-19, sipas një studimi të ri.

Po aq janë kritikë ndaj kufizimeve të lirisë që ka sjellë politika e qeverisë për shkak të koronavirusit.

Rreth 34 për qind e gjermanëve “definitivisht nuk do të vaksinohen”, sipas studimit të porositur nga Bertelsmann Stiftung me ndikim, ku 1,012 njerëzve u është dashur t’i përgjigjen pyetjeve deri në fund të vitit 2020, njofton Hbl.

Po aq, një e treta, pa pasojat negative të kufizimeve gjermane të lirive dhe të drejtave civile.

Gjermania doli mirë gjatë valës së parë të koronavirusit këtë pranverë, me dukshëm më pak vdekje për frymë, sesa shumica e vendeve të tjera të krahasueshme.

Gjatë vjeshtës, megjithatë, situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe të martën, kancelarja Angela Merkel deklaroi se vendi është tani në një valë të tretë.

Mbyllja aktuale do të jetë në fuqi të paktën deri në 7 mars dhe më pas mund të hiqet gradualisht, në varësi të mënyrës se si shkon programi i vaksinimit dhe si zhvillohet përhapja në shoqëri. Ashtu si disa krerë të tjerë të shteteve dhe qeverive, Merkel ka paralajmëruar se një hapje e parakohshme e shoqërisë mund të dështojë dhe të detyrojë një mbyllje të re. Pak më shumë se 68,700 gjermanë kanë vdekur që prej infektimit me covid-19, sipas shifrave nga Agjencia Gjermane e Kontrollit të Infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat