Zbulohet dosja estoneze për influencën ruse

Evropë

Zbulohet dosja estoneze për influencën ruse

Nga: Nicolas Barotte, la Repubblica Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Ilustrim

Bërthama 54777 është pjesë e GRU, shërbimi rus për informacione për vendet e huaja. Merret me operacionet e luftës psikologjike dhe influencën që ushtrohet në opinionin e huaj publik, një nga tre elementet që integrojnë zonën e përballjes ndërkombëtare, së bashku me kibernetikën dhe mbrojtjen e Rusisë nga fluksi i jashtëm.

Në dosjen e tij, shërbimi për informacionet për vendet e huaja të Estonisë, përshkruan mënyrën se si funksionon ky repart sekret që ka si objektiv liderët politikë, personelin ushtarak dhe familjet e tyre, popullsinë civile si dhe disa grupe të veçanta individësh, si minoritetet etnike apo fetare, disa grupe të opozitës, si në vendet mike dhe në ato neutrale apo armike.

Sipas kësaj dosjeje mund të thuhet se e gjithë popullsia botërore jashtë Rusisë është një objektiv potencial. Në konin e hijes së Rusisë dhe duke ndarë kufirin, Estonia vështron me frikë dhe shumë kujdes ambiciet e fqinjit të fuqishëm.

Bërthamat e operacioneve psikologjike kryejnë një monitorim të përditshëm të subjekteve që i interesojnë GRU.

Artikujt e publikuar nga mediat perëndimore, kur bëhet fjalë për lajme që lidhen me interesat ruse, ripublikohen dhe nëpërmjet profileve false në rrjete sociale. Qëllimi i luftës psikologjike është modifikimi i perceptimit dhe sjelljes së lexuesit.

Edhe manipulimet bëjnë pjesë në arsenalin e luftës psikologjike. Në vitin 2020 disa website në gjuhën angleze, të kontrolluara nga GRU, si inforos.ru, infobrics.org e oneuolrd.press përhapën informacione të rreme për pandeminë e Covid-19.

Sipas dosjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfrytëzuan pandeminë për të imponuar vizionin e tyre ndërkombëtar; apo që koronavirusi ishte një armë biologjike amerikane.

GRU përdor këto portale për të përhapur informacione të rreme duke shpresuar që të shpërndahen sa më shpejt dhe që burimi origjinal të mos zbulohet asnjëherë.

Për të bërë të besueshme tezën e saj, shërbimi estonez i sigurisë përmend emrat e një seri krerësh të bërthamës 54777, si Aleksander Kostjukhin, Aleksander Starunski, Denis Tjurin apo Sergei Pantelejev, të cilët kanë hapur website informacioni në favor të Rusisë.

Por në dosje ka dhe një shembull tjetër se si Rusia ushtron influencën e saj: tregon për një konferencë të organizuar nga GRU në Greqi, në tetor të 2014-ës, disa muaj pas pushtimit të Krimesë.

Panos Kammenos, ministri i ardhshëm grek i mbrojtjes, mori pjesë në këtë konferencë pranë agjentëve të shërbimeve që lidheshin me GRU.

Në këtë dosje prej 80 faqesh përmendet çdo lloj kërcënimi rus: destabilizimi apo kontroll i vendeve fqinj; ndërhyrje në hapësirën kibernetike; zhvillim i bërthamave sulmuese të aftë për të kryer sulme në objektiva strategjikë, në një zonë gri të përkohshme, që nënkupton para shpërthimit të një konflikti.

Në një periudhë kohe që mund të jetë dhe 10 vite. Por në dosje përmenden dhe defektet e modelit rus.

Në një kontekst kur qytetari rus i klasës së mesme prek dhe përjeton përkeqësimin e nivelit të jetesës, nuk është e pamundur që të ketë protesta masive. Strategjia e luftës për të influencuar në opinionin publik botëror përpunohet dhe nga ana tjetër e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat