Etna sërish nxjerr llavën, një shpërthim i tillë i vullkanit nuk është parë prej dekadave

Evropë

Etna sërish nxjerr llavën, një shpërthim i tillë i vullkanit nuk është parë prej dekadave

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Foto

Etna, vullkani më aktiv në Evropë, ka befasuar qytetarët ditëve të fundit madje edhe vullkanologët më me përvojë – për shkak të nxjerrjes së sasisë së madhe të llavës çdo ditë.

Llavën që të cilën Etna e ka nxjerr dje ka tejkaluar lartësinë prej mbi 1.500 metra. E shpërthimi i fundit ka ndodhur sot në mëngjes, ka bërë të ditur instituti kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologji në Itali.

Më shumë se një javë Etna vazhdimisht po nxjerr llavë dhe re të hirit. E aeroporti më i afërt në Katania përkohësisht është mbyllur. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Etna është vullkani më aktiv në Evropë, e shpërthimin e fundit të gjithë po e përshkruajnë si një prej shpërthimeve më spektakolare në dekadat e fundit. Shpërthimi i fundit kishte ndodhur më 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat