Putin: Perëndimi synon ta destabilizojë Rusinë

Evropë

Putin: Perëndimi synon ta destabilizojë Rusinë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar agjencinë kryesore kombëtare për kundërinteligjencë që t’i dyfishojë përpjekjet në adresimin e atyre që ai i ka quajtur “synime perëndimore për destabilizimin e vendit”.

Duke folur gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë, agjenci kjo pasuese e KGS-së, Putini ka aluduar në “të ashtuquajturat politika për frenimin e Rusisë”.

Ai ka bërë të ditur se këto politika përfshijnë tentimet për ta penguar dhe ngadalësuar zhvillimin e Rusisë, krijimin e problemeve përgjatë kufijve të saj, provokimin e jostabilitetit të brendshëm, si dhe rrezikimin e vlerave që e bashkojnë shoqërinë ruse”.

Presidenti rus ka shtuar se këto aktivitete të fuqive të huaja, të cilat ai nuk i ceku me emër, synojnë “dobësimin e Rusisë dhe vënien e saj nën kontrollin e jashtëm”. Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë përkeqësuar, që nga aneksimi rus i Krimesë më 2014, ndërhyrja në zgjedhjet amerikane më 2016 dhe burgosja e opozitarit, Alexei Navalny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat