Bullgaria kritikon AstraZenecan për vonimin e vaksinave: Na kemi vjedhur shpresën

Evropë

Bullgaria kritikon AstraZenecan për vonimin e vaksinave: Na kemi vjedhur shpresën

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:35
Kostadin Angelov

Ministri Bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov kritikoi AstraZeneca për dështim në shpërndarjen e vaksinave.

Bullgaria gjithashtu ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme të 52,800 dozave, por e cila gjë do të bëhet më 1 mars, me mesazhin se kjo kompani farmaceutike i ka grabitur shpresën popullit bullgar.

Me një ton të mprehtë, Angelov shkroi se dështimi i AstraZeneca për të ofruar vaksinat e rëna dakord “kompromenton fushatën e vaksinimit masiv që Bullgaria nisi javën e kaluar”, njoftoi reuters.

Shumë bullgarë nxituan të merrnin vaksina të shtunën, duke rritur numrin e qytetarëve të imunizuar, por shpejt mbetën pa doza të AstraZeneca.

Kompania britaniko-suedeze i njoftoi Bashkimit Evropian se do të zvogëlojë dërgesat me 60 për qind për shkak të problemeve të prodhimit.

Sipas skemës së BE-së, Bullgaria ka porositur 4.5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë planifikuar të mbërrijnë në shtatë muajt e ardhshëm. 450 mijë doza duhej të mbërrinin në shkurt, por do të dorëzohen 117 mijë sosh më 1 mars.

Dorëzimi i 142,400 dozave, i konfirmuar më 15 shkurt, tani është zhvendosur në 1 mars dhe është ulur me dy të tretat, tha Angelov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat