Greqia do të ashpërsojë ligjet mbi krimet seksuale pas valës së akuzave për abuzim

Evropë

Greqia do të ashpërsojë ligjet mbi krimet seksuale pas valës së akuzave për abuzim

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:45
Kyriakos Mitsotakis

Greqia do të ashpërsojë ligjet për të luftuar abuzimin seksual dhe për të mbrojtur të miturit, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis të enjten pas një kaskade skandalesh të fundit në kulturë dhe sport, raporton Reuters.

"Shoqëria Greke pësoi një tronditje kur filloi të mësonte rreth fasadave të saj të fshehura," i tha Mitsotakis parlamentit.

Masat që përshkroi ai përfshijnë dënime më të rrepta për krime kundër lirisë seksuale, ndryshimin e parashkrimit për rastet e abuzimit të fëmijëve, krijimin e një regjistri për profesionistët që punojnë me fëmijë dhe një faqe në internet ku viktimat mund të paraqesin pretendime në kohë reale.

Një numër akuzash janë shfaqur që nga janari, kur kampionia olimpike e lundrimit Sofia Bekatorou dëshmoi në gjykatë se ajo ishte sulmuar seksualisht si 21-vjeçare në 1998 nga një zyrtar sportiv. Asnjë çështje nuk u ngrit kundër burrit, pasi parashkrimi kishte kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat