Protestat për burgosjen e reperit vënë në provë parimet demokratike të Spanjës

Evropë

Protestat për burgosjen e reperit vënë në provë parimet demokratike të Spanjës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Spanish rapper Pablo Hasel reacts as he is detained by riot police inside the University of Lleida, after he was sentenced to jail time on charges including insulting the monarchy and glorifying terrorism, in Lleida, Spain, Feb. 16, 2021.

Barcelona, Madridi dhe qytete të tjera në Spanjë janë tronditur nga protestat pas burgosjes së këngëtarit të muzikës rap, Pablo Hasél, i cili u dënua me nëntë muaj burg për elozhe ndaj terrorizmit dhe fyerjen e monarkisë në Twitter dhe në muzikën e tij.

Mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Barcelonës për ditë me radhë për të kërkuar lirimin e reperit të arrestuar Pablo Hasel.

Flakka, Raptor dhe Balius janë tre këngëtarë të rinj të muzikës rap që protestojnë kundër burgosjes së Haselit. Policia i ndaloi ata dhe ua hoqi syzet e skive që mbanin për t'u mbrojtur gjatë përleshjeve me policinë.

"Po mbaja syze skish për të mbrojtur sytë, sepse dje, policia ia nxorri syrin e një protestuesi tjetër me plumb gome", thotë Balius.

Protestuesit besojnë se dënimi i artistit Hasel është një sfidë ndaj lirisë së shprehjes që disa thonë se kërkon të krijojë frikë tek artistët.

"Arma e tyre më e fuqishme është frika. Unë dua t’ua heq mundësinë të përdorin atë armë kundër meje. Synimi im është të mos kem frikë. Nëse mendoj diçka, do ta them", thotë një demonstrues tjetër, Flakka.

Demonstratat filluan disa ditë më parë, kur policia arrestoi Pablo Hasélin. Protestuesit hodhën shishe, gurë dhe kosha plehrash ndaj policisë. Ata plaçkitën dyqane luksoze dhe u vunë flakën e automjeteve.

Qeveria e koalicionit të majtë të Spanjës po nxiton të frenojë zemërimin dhe udhëheqësit kanë njoftuar plane për dënime më të lehta, në vend të burgut.

"Është detyra e demokracisë spanjolle të zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Ekziston gjithashtu një konsensus i gjerë në shoqërinë spanjolle për të rritur mbështetjen për lirinë e shprehjes në përputhje me rregulloret që ekzistojnë në vendet evropiane. "

Pablo Hasel është i njohur për pikëpamjet e tij radikale të krahut të majtë dhe një gjykatë e dënoi atë për "elozhe ndaj terrorizmit" pasi ai ofendoi kurorën spanjolle në këngët e tij dhe në Twitter. Për Spanjën, çështja është një provë për parimet demokratike të vendit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat