Eksperti i terrorizmit: ISIS nuk është më i aftë të kryejë sulme komplekse

Evropë

Eksperti i terrorizmit: ISIS nuk është më i aftë të kryejë sulme komplekse

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:37
Ilustrim

Milicia terroriste e Shtetit Islamik nuk është më e aftë të kryejë sulme komplekse, deklaroi studiuesi gjerman i terrorizmit, Peter Neumann në një koment të postuar në gazetën ”Augsburger Allgemeine Zeitung”.

”ISIS nuk mund të kryejë më veprime komplekse dhe të planifikuara prej kohësh, siç ishte në Paris në 2015”, theksoi Neumann, profesor i studimeve të sigurisë në ”King’s College London”.

Terroristët goditën njëkohësisht në pesë vende të ndryshme në kryeqytetin francez në nëntor 2015, duke përfshirë teatrin ”Bataclan” dhe stadiumin ”Stade de France”, ku mbetën të vrarë gjithsej 130 vetë.

Neumann e sheh humbjen e kontrollit mbi pjesë të Irakut dhe Sirisë si një nga arsyet pas dobësimit të milicisë terroriste të ISIS-it.

”Kalifati nuk ekziston më. Pa këtë tërheqje, do të ishte shumë më e vështirë për ISIS-in të rekrutonte luftëtarë të rinj”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat