Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni - dorëheqje, raketa ... presidenti ka tre ditë

Evropë

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni - dorëheqje, raketa ... presidenti ka tre ditë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin bisedoi sot në telefon me kryeministrin armen Nikola Pashinyan për situatën në Armeni.

Putin u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Putini foli në favor të ruajtjes së rendit në Armeni dhe zgjidhjen e situatës brenda ligjit", deklaroi Peskov, raporton TASS.

Armenia është tronditur nga një krizë e re politike që shpërtheu pas deklarimeve të kryeministrit Nikola Pashinyan për raketat ruse "Iskander".

Në një intervistë për "1in.am", Pashinyan foli për përshkallëzimin e konfliktit në Nagorno-Karabak vjeshtën e kaluar dhe me atë rast, duke komentuar deklaratën e ish-presidentit armen Serxe Sarkisyan se forcat armene mund të përdorin raketat “Iskander” në fillim të luftimeve, ai tha se vetëm 10 për qind e atyre raketave ishin të suksesshme.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm Tiran Khachatryan përqeshi deklaratën e tij, duke shtuar se ajo nuk ishte serioze. Pas kësaj, kreu i qeverisë, Khachatryan, e liroi atë nga detyra.

Në një deklaratë për Armenian Sputnik, eksperti për çështjet kushtetuese Vardan Ayvazyan shpjegoi se udhëheqja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Armenisë vazhdon të përmbushë funksionet e saj.

Sipas tij, kryeministri nuk mund të shkarkojë përfaqësuesit e udhëheqjes së Forcave të Armatosura të vendit, por kjo bëhet me një dekret presidencial. Presidenti, sipas kushtetutës, ka tri ditë për të marrë një vendim. Nëse ai nuk e bën atë, vendimi do të merret nga kryeministri.

Kriza u përkeqësua pasi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit kërkoi dorëheqjen e kryeministrit armen më 25 Shkurt, duke thënë se udhëheqja politike po e çonte vendin në një drejtim të rrezikshëm. Nga ana e tij, kryeministri akuzoi ushtrinë se po përpiqet të bëjë grusht-shtet.

“Armenia nuk i përdori raketat e saj “Iskander” gjatë konfliktit Nagorno-Karabak. I gjithë kontingjenti i raketave ishte në magazinat e Forcave të Armatosura, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke komentuar deklaratën e kryeministrit armen Nikola Pashinyan.

Ministria u tha gazetarëve se ata reaguan me "habi dhe befasi" ndaj deklaratës së Pashinyan se raketat "Iskander" në Nagorno-Karabak nuk "shpërthyen ose vetëm 10 për qind e tyre shpërthyen".

"Sipas të dhënave objektive dhe të besueshme, të cilat u konfirmuan gjithashtu nga sistemet e kontrollit objektiv, asnjë raketë e tillë nuk u përdor gjatë konfliktit të Nagorno-Karabakut. I gjithë kontingjenti ishte në depot e Forcave të Armatosura të Armenisë", deklaroi Ministria e Mbrojtjes ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat