Portugalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme antiCOVID-19

Evropë

Portugalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme antiCOVID-19

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Portugalia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të COVID-19 me dy javë të tjera, deri më 16 mars, pas miratimit sot nga parlamenti.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa e kërkoi zgjatjen pas diskutimit me qeverinë.

Zgjatja vjen pavarësisht një përmirësimi të dukshëm në numrin e rasteve gjatë javëve të fundit.

“Sidoqoftë, koha për lehtësim nuk ka ardhur ende”, theksoi ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita përpara votimit, raporton ATSh.

Një shtetrrethim i rreptë dhe kufizime të tjera zbatohen nën gjendjen aktuale të jashtëzakonshme, niveli i dytë më i lartë i mundshëm.

Këto masa duket se ndihmojnë, pasi shifrat kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në katër javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat