Rritje e lehtë infektimesh në disa vende europiane

Evropë

Rritje e lehtë infektimesh në disa vende europiane

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Infektimet ditore pësuan rritje në Gjermani, krahasuar me tendencën e ulët të ditëve të fundit. 24-orëshi i fundit shënoi mbi 11.800 raste të reja. Për tendencë rritjeje ende nuk mund të flitet, pasi duhen disa ditë për ta përcaktuar këtë.

Megjithatë shifra më e lartë e ditëve të fundit vjen teksa qeveria ka vendosur hapjen graduale të ekonomisë, pas bllokimit të tejzgjatur që nisi në Dhjetor për të kufizuar grumbullimet festive të fundvitit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se vendi rrezikohet nga një valë e tretë të ashpër infektimesh, ndaj hapja duhet bërë me shumë kujdes.

Shifrat më të larta në kontinent i arriti Franca me mbi 31.500 infektime në 24-orëshin e fundit. Kjo është shifra më e lartë e arritur prej Nëntorit, kur vendi ndodhej në kulmin e valës së dytë të pandemsië, që Franca e kaloi më shpejt se vendet e tjera europiane falë aplikimit të karantinës së dytë e të zgjatur kombëtare.

Shifra më e lartë prej Janarit u shënua edhe në Itali. Qëndrueshmërinë e ruajnë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat