Galicia në Spanjë urdhëron vaksinim të detyrueshëm

Evropë

Galicia në Spanjë urdhëron vaksinim të detyrueshëm

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Galicia

Galicia, rajoni autonom i Spanjës, është i pari që do të mendojë mundësinë e ndëshkimit të njerëzve që refuzojnë pa arsye vaksinën kundër Covid. Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veriperëndim të vendit ka miratuar reformën e legjislacionit rajonal shëndetësor.

Në bazë të dekretit të ri gjobat do të jenë midis 1,000 dhe 600,000 euro. Por opozita vë në dyshim dispozitën. Presidenti rajonal i Galicia, Alberto Nuñez Feijóo e bëri njoftimin në një konferencë shtypi, por qeveria e tij ka punuar për miratimin e projektligjit që nga Nëntori i kaluar.

Gjobat duhet të ndahen në tre nivele të lehta, të rënda dhe shumë të rënda bazuar në rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës.  

Partia Popullore argumenton se legjislacioni i ri i përgjigjet boshllëqeve ekzistuese në lidhje me këtë çështje në legjislacionin kombëtar. Nga ana tjetër, partitë e opozitës vënë në dyshim zbatueshmërinë ligjore të gjobave dhe argumentojnë se dispozita do të refuzohet nga gjykatat sepse ajo shkel të drejtat themelore, bie ndesh me normat kombëtare dhe favorizon propagandën.  

Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias, është shprehur që vaksinat  nuk janë të detyrueshme në Spanjë. Darias tha se duhet të priten vlerësimet përkatëse ligjore për të kuptuar nëse ligji i ri Galician është në të vërtetë kushtetues.  

Galicia, aktualisht ka një normë mesatare infeksioni prej 216 për 100,000 banorë dhe është rajoni i parë në Spanjë që e bën të detyrueshme vaksinën Covid-19. Kur pandemia u përhap një vit më parë më shumë se 40 % e spanjollëve do të preferonin të mos vaksinoheshin fare, sipas një sondazhi nga Qendra për Kërkime Sociale në Spanjë.

Por pranimi i vaksinave mund të jetë rritur që atëherë, pasi një studim tjetër në fillim të Shkurtit nga grupi spanjoll i të drejtave të konsumatorit OCU zbuloi se më shumë se gjysma e spanjollëve dëshirojnë të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat