Mbretëresha inkurajon britanikët: Vaksinohuni, mendoni për të tjerët

Evropë

Mbretëresha inkurajon britanikët: Vaksinohuni, mendoni për të tjerët

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth e cila mori dozën e parë të vaksinës COVID-19 muajin e kaluar, inkurajon britanikët të ndjekin shembullin e saj.

Monarkja 94 vjeçare dhe burri i saj 99-vjeçar Philip, i cili aktualisht po trajtohet nga mjekët për arsye jo të lidhura me COVID-19, morën vaksinat e tyre të para nga një mjek i pallatit në rezidencën e Mbretëreshës në Castle Windsor.

“Sapo të bëni vaksinën, do të keni një ndjenjë çliruese pasi do ndjeheni të mbrojtur, gjë që unë mendoj se është shumë e rëndësishme dhe krejtësisht e padëmshme,” tha mbretëresha në një telekonferencë me zyrtarët e shëndetësisë që mbikëqyrin imunizimin e katër rajoneve të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ishte shumë e shpejtë dhe injeksioni nuk lëndoi aspak,” shtoi ajo, duke e krahasuar virusin me një murtajë.

Më shumë se 18.6 milion britanikë tashmë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës COVID-19, mes tyre edhe njerëz  të famshëm si këngëtari Elton John dhe aktori Michael Kane të cilët po marrin pjesë në fushata për të inkurajuar njerëzit të marrin vaksinën.

Ministri britanik për vaksinimin tha se këtë javë midis 11% dhe 15% të qytetarëve hezitonin në lidhje me vaksinën, veçanërisht njerëzit në pakicat etnike, për shkak të teorive të konspiracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat