Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar në Greqi mohon akuzat për përdhunim

Evropë

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar në Greqi mohon akuzat për përdhunim

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:28
Dimitris Lignadis

Rindizet debati në Greqi për vendosjen e ligjeve më të ashpra ndaj krimeve seksuale, pasi ish-drejtori i Teatrit Kombëtar u vendos të lihej në paraburgim, me akuzën për përdhunim.

Gjatë seancës që zgjati disa orë dhe përfshiu dëshmitarë të mbrojtjes, ish-drejtori i teatrit Dimitris Lignadis mohoi akuzat edhe avokati i tij u shpreh se dosja nuk ka prova vërtetuese.

Dy persona kanë ngritur padi kundër Lignadis duke pretenduar se ai i përdhunoi kur ishin të mitur. Por çështja Lignadis ka marrë dimensione politike, me opozitën e majtë që i bën thirrje Ministres së Kulturës Greke të japë dorëheqjen, duke e akuzuar atë për mbrojtjen e Lignadis.

Para Parlamentit Kryeministri grek Mitsotakis tha se qeveria do të ashpërsojë ligjet për të luftuar abuzimin seksual dhe për të mbrojtur të miturit. Ai mbrojti ministren dhe akuzoi opozitën se po kërkonte të shfrytëzonte skandalin për qëllime "populiste".

Në janar, kampionia olimpike, Sofia Bekatorou dëshmoi në gjykatë se ajo ishte sulmuar seksualisht nga një zyrtar në vitin 1998 kur ishte 21-vjeç. Denoncimi i saj bëri që dhjetëra aktorë, këngëtarë, atletë dhe studentë të bashkohen në atë që grekët e kanë krahasuar me lëvizjen #MeToo në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat