Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

Evropë

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Juan Carlos

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili e braktisi shtetin në muajin gusht për shkak të një serie të skandaleve, ka arritur marrëveshje për kthimin e 4 milionë eurove në formë të taksave.

Kjo është pagesa e dytë që ish-monarku obligohet ta paguajë në muajt e fundit. Kthimi vullnetar i taksave me vlerë prej 4.4 milionë eurove përfshin interesin dhe gjobat e tjera.

Këto janë të bazuara në obligimet fiskale të lidhura e udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që realizoheshin nga një fondacion.

Në muajin dhjetor, ai pagoi më shumë se 678 mijë euro interes dhe gjoba të tjera, për shkak të një kredit-karte të jashtëligjshme, me të cilën synonte t’u shmangej hetimeve dhe të kthehej në Spanjë.

I biri i tij, Mbreti Filipe, është vënë pas kësaj në krye të shtetit.

Mbretërit spanjollë kanë imunitet gjatë pushtetit, por abdikimi i Juan Carlosit nga posti në vitin 2014, për t’ia liruar karrigen të birit, mund t’i hapë rrugë nisjes së një procesi gjyqësor ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat