Britania i heq shtetësinë anglezes që ju bashkua ISIS-it

Evropë

Britania i heq shtetësinë anglezes që ju bashkua ISIS-it

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:44
21 vjeçarja britanike që i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS. Gjykata tha se të drejtat e

Një 21-vjeçare angleze ka humbur shtetësinë e saj me vendim gjykate këtë të premte. Ajo u largua vite më parë nga Britania e Madhe për në Siri, ku u bashkua me grupin e Shtetit Islamik. Tani Begum s’mund të kthehet kurrë më në atdhe.

Gjykata e Lartë britanike ka marrë vendim unanim këtë të premte për rastin e një 21 vjeçareje britanike që i ishte bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Gjykata tha se të drejtat e saj nuk u shkelën kur asaj iu refuzua leja të kthehej në Britani.

Begum, 21 vjeç, ka kërkuar që të kthehet në Londër për të ankimuar vendimin e sekretares së brendshme britanike që i ka hequr asaj kombësinë. Aktualisht Begum ndodhet në në një kamp në veri të Sirisë, raporton Ora News.

Në shkurt të 2015-ës ajo ishte ishte 15 vjeç, kur së bashku me dy vajza të tjera u larguan nga Britania e Madhe për t’u bashkuar me grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Për arsye të sigurisë kombëtare, në 2019-ën asaj ju hoq shtetësia britanike. Në proceset gjyqsore për vlefshmërinë e këtij akti, korrikun e kaluar, Gjykata e Apelit vendosi që ajo mund të kthehej në vend.

Por këtë të premte, Gjykata e Lartë britanike ka rrëzuar gjykimin e Apelit, duke argumentuar se lejimi i kthimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar “do të krijonte rreziqe të konsiderueshme të sigurisë kombëtare”.

Aktivistë të të Drejtave të Njeriut reaguan për rastin duke thënë se kjo mund të përbëjë një precedent të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat