Elefanti vret punonjësin e kopshtit zoologjik me një gjuajte me hundë

Evropë

Elefanti vret punonjësin e kopshtit zoologjik me një gjuajte me hundë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Një punonjës në një kopsht zoologjik në Spanjë ka vdekur, pasi u godit nga një elefant, shkruan The Guardian.

Elefanti femër, që peshonte 4.000 kg, goditi 44-vjeçarin me hundën e saj, në Parkun Natyror Cabarceno pranë qytetit verior të Santander.

Punonjësi  u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq 3 orë më vonë, nga plagët e marra.

Policia dhe kopshti zoologjik thanë se ata kishin hapur një hetim. Ky ishte incidenti i parë i tillë në historinë 31-vjeçare të parkut.

Cabarceno Parku Natyror është shtëpia e pothuajse 120 specieve të ndryshme, duke përfshirë ujqër, tigra, luanë dhe jaguar që jetojnë në rrethime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat