Eksperti britanik: Jo maskave te fëmijët e vegjël në shkolla

Evropë

Eksperti britanik: Jo maskave te fëmijët e vegjël në shkolla

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:08
Ilustrim

Ekspertët në Britani këshillojnë që nxënësit e vegjël të mos mbajnë maska në shkolla. Profesori britanik, Calum Semple, i cili është pjesë e Grupit Këshillimor për Emergjencat në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se fëmijët në nuk duhet ti përdorin mjetet mbrojtëse në klasa. Për të zvogëluar transmetimin eksperti sygjeron që dritaret e klasave të mbahen hapur.

Pas njoftimeve të disa shkollave se do ta vendosin mbajtjen e maskës me detyrim edhe për nxënësit e vegjël, gjithashtu edhe pas reagimit të Sekretarit të Drejtësisë në Angli, Robert Buckland, i cili deklaroi se në fund të fundit u takon mësuesve të vendosin nëse do të ndjekin udhëzimet, profesori Semple tha se kjo është e panevojshme, pasi fëmijët e vegjël paraqesin rrezikun më të ulët të transmetimit si për veten e tyre, ashtu edhe për shoqërinë.

“Kur bëhet fjalë për transmetimin, fëmijët ka të ngjarë të kenë gjysmën e gjasave për ta transmetuar virusin sesa të rriturit. Prandaj unë nuk jam adhurues i madh i mbajtjes së maskave të fëmijët e vegjël. Nëse do të më duhej të investoja në një aktivitet të vetëm për të përmirësuar mjedisin si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, do të përqëndrohesha në përmirësimin e ventilimit. Ajrimi është një mënyrë më e mirë për të zvogëluar transmetimin, sesa maska”, deklaroi Semple.

Një ditë më pare, ministri i Arsimit deklaroi se mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në shkolla megjithëse tha se qeveria këshillon përdorimin e tyre, për të shmangur infektimin.

Ndërkohë prindërit e nxënësve britanikë, shprehen kundër mbajtjes së maskave te fëmijët e tyre, duke u mbështetur në studime të ndryshme të cilat theksojnë joefikasitetin e maskave te kjo grupmposhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat