Keni plan të shkoni në Greqi? Kujdes, ja kushtet e reja nga data 1 mars

Evropë

Keni plan të shkoni në Greqi? Kujdes, ja kushtet e reja nga data 1 mars

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 07:32

Qeveria greke vendosi sot që të shtrëngonte masat në pikat kufitare, gjë që ka prekur edhe Shqipërinë në doganën e vetme funksionale për momentin, Kakavijën.

Nga data 1 mars në 06:00 të mëngjesit deri në 15 Mars në 06:00 në mëngjes në Kakavijë do të futen masat e reja në fuqi, që lejojnë kalimin e vetëm 400 qytetarëve në ditë, 300 më pak sesa është limiti deri tani.

Në këto pika do të ketë teste të shpejta për këdo që hyn duke përfshirë edhe shoferët e kamionëve të mallrave. Ata që rezultojnë pozitivë do të kthehen pas.

Të gjithë personat që do të futen në Greqi nga data 1 mars (me përjashtim të shoferëve) do të qëndrojnë jo 7, por 15 ditë në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat