Greqia vendos karantinën e detyrueshme 14 ditore

Evropë

Greqia vendos karantinën e detyrueshme 14 ditore

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustruese

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit kufitar në Kakavijë. Kushdo që hyn në territorin Greg do t’i nënshtrohet një karantine 14 ditore nga 7 ditë që ishte deri më tani. Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.

“Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani. Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së, raporton ATSh.

Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021 Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.

Po kështu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.

MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat