Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni

Evropë

Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci dhe Slloveni

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustruese

Janë regjistruar në Kroaci dy raste të variantit të koronavirusit afrikano-jugor.

Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që janë kthyer nga Zanzibari. Në Kroaci ka raste të shumta të variantit anglez të koronavirusit, raporton A2.

Ndërkohë një rast i parë i varianti të afrikano-jugor të virusit është raportuar gjithashtu në Slloveninë fqinje, ku është diagnostikuar një mjek në Maribor që është kthyer nga Namibia.

Kontrollet po zhvillohen edhe për persona të tjerë që ishin me mjekun në Afrikë dhe që u kthyen në Slloveni me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat