Shtatë vjet nga aneksimi, Perëndimi: Krimea, pjesë e Ukrainës, Kievi kërkon konferencë të re

Evropë

Shtatë vjet nga aneksimi, Perëndimi: Krimea, pjesë e Ukrainës, Kievi kërkon konferencë të re

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Kievi kërkon konferencë të re

Në kufirin administrativ me Krimenë e pushtuar, dy flamuj u ngritën nga turmat që shënonin ditën e rezistencës ndaj pushtimit të gadishullit, ai i shtetit të Ukrainës dhe ai i tatarëve.

Rreth 200 persona nga rajonet Geniçesk dhe Novolekslivka u mblodhën dhe ngritën flamujt e tyre në një tubim të mbajtur pranë pikës së kontrollit në Çongar.

Duke reaguar, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përsëriti qëndrimin e Uashingtonit lidhur me përkatësinë e Krimesë.

“Ne riafirmojmë një të vërtetë të thjeshtë, Krimea është Ukrainë,” – tha Biden në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, gjatë një udhëtimi në Paris, ministri i Jashtëm ukrainas bëri thirrje për një samit të ri me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë, për të siguruar një akord të ri mbi konfliktin mes Kievit dhe Moskës në rajonin e Donbasit.

“Jemi të bindur se një samit katër palësh në Normandi është jetik për të çuar gjërat përpara,” – u shpreh ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Franca nuk e njeh dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë dhe globalisht ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Nga ana tjetër, presidenti rus Putin urdhëroi të mërkurën agjencinë e kundërspiunazhit të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar ndërhyrjet sipas tij të Perëndimit për të destabilizuar vendin.

Protestuesit pro-rusë u përleshën me policinë jashtë Gjykatës Rajonale në Donetsk ditën kur Krimea mbajti referendumin për t’u shkëputur nga Ukraina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat