Roma harron Covid-in, dielli nxjerr mijëra qytetarë në rrugë, nuk mungojnë as propozimet për martesë

Evropë

Roma harron Covid-in, dielli nxjerr mijëra qytetarë në rrugë, nuk mungojnë as propozimet për martesë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Roma

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit dielli dhe moti i ngrohtë i ka nxjerrë qytetarët në rrugët e Romës.

Të gjithë me maska kanë preferuar që këtë ditë fundjave ta kalojnë  nën shoqërinë e njerëzve të tyre të afërm duke shijuar temperaturat e larta.

Mirëpo, ka dhe nga ata persona të cilët jo vetëm që kanë shijuar kohën e ngrohtë por kanë përzgjedhur që të suprizojnë dhe personin e tyre të zemrës.

Një burrë ka vendosur që të propozojë të dashurën e tij të zemrës në mesin e shumë qytetarëve.

Nëpërmjet një posteri gjigand ai i ka kërkuar asaj të martohet me të dhe sigurisht përgjigjja e partneres së tij ka qenë “Po”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat