Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

Evropë

Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:37
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se brenda pak muajsh punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e punës. Ai hodhi poshtë idenë që për shkak të bllokimit, puna në zyrë të zëvendësohet me punë nga shtëpia për përherë.

“Unë e di që disa njerëz mund të imagjinojnë që të gjitha konferencat do të jenë kështu, të zhvilluara në Zoom, se duhet të përgatiten për një epokë të re ku njerëzit nuk lëvizin, bëjnë gjëra nga distance. Nuk e besoj. As për një moment.

Në pak muaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, ne në Mbretërinë e Bashkuar do të rihapim ekonominë tone”, u shpreh ai.

Të paktën deri më 21 qershor, punonjësve britanikë u këshillohet të punojnë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat