Itali/ 18,916 raste të reja dhe 280 viktima nga Covid-19

Evropë

Itali/ 18,916 raste të reja dhe 280 viktima nga Covid-19

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Italia ka regjistruar 18,916 raste të reja me Covid-19, nga 323,047 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Gjithashtu autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur, se brenda ditës, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën 280 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 5.86%, nga 6.3% që ishte dje. Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 97,507 raste fatale dhe 2,9 milionë të infektuar. Të shtruarit në njësitë e kujdesit intensiv u shtuan me 22, ndërsa 80 pacientë të tjerë të shtruar në pavijone të tjera Covid.

Numri i pacientëve që janë shëruar rezulton të jetë rreth 2,4 milionë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat