Francë, 88-vjeçari kapet nga radari duke ngarë veturën 191 kilometra në orë

Evropë

Francë, 88-vjeçari kapet nga radari duke ngarë veturën 191 kilometra në orë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Autoritetet në Francë sekuestruan patentën e shoferit të një 88-vjeçari, kurse vetura e tij u ndalua nga qarkullimi, pasi është kapur nga radari duke vozitur me shpejtësi 191 kilometra në orë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhandarmëria e rajonit Bas Rhin në lindje të vendit tha se ngjarja ka ndodhur në Bischoffsheim, ku shoferi i moshuar pas ndalimit nga policia ka thënë se po nxitonte për të arritur në kohë për prenotimin e caktuar për vaksinim.

“Do të ngelem vonë në prenotimin që kam caktuar për t’u vaksinuar”, njoftohet të ketë thënë 88-vjeçari.

Megjithatë, përkundër provave që shoferi me të vërtetë po shkonte për vaksinim, policia ka sekuestruar patentën e shoferit dhe ka ndaluar veturën nga qarkullimi.

Ndryshe, në fushatën e vaksinimit të nisur në Francë, përparësi kanë personat mbi 75 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat