Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, kanalet në Venecia 'zbrazen’ nga uji

Evropë

Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, kanalet në Venecia 'zbrazen’ nga uji

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 06:45
Venecia

Baticat e ulëta në Venecia kanë lënë kanalet pothuajse të thatë, vetëm dy muaj pas përmbytjes së rëndë, ku pjesë të mëdha të qytetit italian u vunë nën ‘pushtetin’ e ujit, duk shkaktuar mbi një miliard euro dëm.

Venecia përjetoi nivelet më të larta të ujit prej më shumë se 50 vitesh, por tani gondolat dhe varkat kanë mbetur të bllokuara në qytet, me kanalet e tij të famshëm të shndërruar në llogore të thata dhe me baltë.

Niveli i ujit ji arriti kulmin 45 centimetra nën nivelin e detit pasditen e sotme, duke e bërë të pamundur lundrimin në disa nga rrugët ujore të Venecias.

Situata aktuale është një kontrast i plotë me atë të nëntorit të kaluar, ku më shumë se dy të tretat e Venecias ishte nën ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat