Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marihuanë

Evropë

Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marihuanë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Itali

Policia italiane ka prangosur dy persona ndërsa transportonin 30 kg marijuanë me një autoambulancë.

Mjeti kishte mbërritur me traget në portin e Mesinas në Siçili nga Villa San Giovanni.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të mjeteve që bëhen nga autoritetet, pasi qeni antidrogë kishte sinjalizuar për substanca të paligjshme në mjet.

Të arrestuarit janë 39-vjeçari Francesco Minissale dhe 45-vjeçari Gregorio Fiumara.

Mbi ta rëndon akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat