​Rënia e GDP-së zvicerane në vitin 2020, më e madhja që nga kriza e naftës

Evropë

​Rënia e GDP-së zvicerane në vitin 2020, më e madhja që nga kriza e naftës

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustruese

Prodhimi i brendshëm bruto i Zvicrës ra 2.9 për qind në vitin 2020, më i larti që nga kriza e naftës në vitet 1970, njoftoi qeveria zvicerane, raporton SEEBiz.

Qeveria parashikon një rënie të aktivitetit edhe në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasur parasysh masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rënia më e madhe e ekonomisë zvicerane u regjistrua në vitin 1975, pas krizës së naftës, kur ajo arriti në 6.7 për qind, vë në dukje Ministria e Ekonomisë.

Në tre muajt e fundit, aktiviteti është ngadalësuar ndjeshëm, me një normë rritjeje prej vetëm 0.3 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm kur u rrit me 7.6 për qind, ndërsa qeveria futi kufizime të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në tremujorin e parë të këtij viti, GDP mund të pësojë sërish rënie në intervalin prej 1.5 deri në 2 për qind, për shkak të konsumit të dobët personal në kushtet kur dyqanet janë të mbyllura dhe masave të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit korona, vlerëson Ministria e Ekonomisë së Zvicrës.

Ata presin që ekonomia të kthehet në nivelin para-pandemisë nga viti 2019 deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat