​Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

Evropë

​Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustruese

Më shumë se 20 milionë persona në Britaninë e Madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Është një arritje madhështore për vendin tonë.

Vaksina është rruga jonë për të dalë. Kur të merrni një telefonatë, vaksinohuni," shkruan Hancock në Twitter.

Britania e Madhe ka filluar programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë dhe është e para në kontinent sa i përket numrit të vaksinuarve për milion dhe për 100 banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat