Protesta kundër izolimit/ Danimarka shtyu kufizimet, shpërthen zemërimi

Evropë

Protesta kundër izolimit/ Danimarka shtyu kufizimet, shpërthen zemërimi

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:47
Foto

Policia daneze tha se ka arrestuar tetë persona që morën pjesë në një protestë kundër izolimit në Kopenhagen, mbrëmjen e të shtunës.

Organizuar nga një grup që e quan veten ‘Burrat me të zeza’, protesta mblodhi rreth 1200 persona në kryeqytetin danez, dhe është e para që kur qeveria njoftoi javën e kaluar se do të zgjaste kufizimet anti-covid.

Policia tha se protesta ishte kryesisht paqësore por tetë persona u arrestuan për përdorim fishek zjarresh dhe për sjellje të papranueshme.

Fillimisht rreth 600 vetë nisën demonstrimin por turma u rrit deri në rreth 1200 në mbrëmje vonë, në sheshin para bashkisë së qytetit. Danimarka, që ka qenë nën izolim të pjesshëm që nga fundi i dhjetorit, njoftoi të mërkurën e kaluar se do të zbuste disa kufizime por do të mbante në fuqi pjesën më të madhe të kufizimeve pavarësisht protestave nga opozita.

Ndërsa danezët edhe një derë do të jenë në gjendje të vizitojnë disa dyqane dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive të vogla nga e hëna, por shumë kufizime janë zgjatur deri më 5 prill, përfshirë mbylljen e bareve, restoranteve dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe të mesëm.

Numri i infektimeve në Danimarkë ka rënë ndjeshëm javët e shkuara, por shkalla e infektimit me të ashtuquajturin variant britanik të koronavirusit, që është më lehtësisht i transmetueshëm, mbetet burim shqetësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat