'Nëse e refuzojnë të moshuarit të përdoret tek të rinjtë', skepticizmi ndaj ‘AstraZeneca’, Çekia dëshiron ‘Sputnik V’

Evropë

'Nëse e refuzojnë të moshuarit të përdoret tek të rinjtë', skepticizmi ndaj ‘AstraZeneca’, Çekia dëshiron ‘Sputnik V’

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Ndërsa programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon me një ritëm të shpejtë, ku 20 milionë njerëz  kanë marrë dozën e tyre të parë, ekziston shqetësimi për nivelet e ngadalta të procesit midis disa grupeve etnike.

Në një periferi të Londrës, Walthamstow, norma mes njerëzve me ngjyrë ishte më  e ulët se 36%. Mjekët vendas thonë se mosbesimi është një nga  arsyet e kësaj situate..

"Ekziston hezitimi në grupe të caktuara për të marrë vaksinën, për një sërë arsyesh, disa kanë pasur probleme me një vaksinë të veçantë në të kaluarën ose me një industri të veçantë farmaceutike, kanë shumë mosbesim.

Pra, ajo që na duhet vërtet, është se kemi nevojë që profesionistët shëndetësorë të shkojnë përpara dhe të thonë, shikoni, unë kam bërë vaksinën, këto janë avantazhet dhe nëse keni shqetësime, bisedoni me një profesionist tjetër  te shëndetit", shprehet mjeku Naheed Khan-Lodhi

Në Gjermani, vaksina e coronavirusit ‘AstraZeneca’ mbetet jopopullore për shkak të mungesës së besimit në efikasitetin e saj tek njerëzit e moshuar.

Megjithëse kjo hipotezë është hedhur poshtë nga shkencëtarët, ka ende shumë doza vaksinash ende  të papërdorura.

Disa shtete kanë bërë thirrje që dozat  e papërdorura t'u jepen të rinjve, nëse moshat mbi 65 vjeç nuk i duan.

Ndërkohë, kryeministri çek Andrej Babis duket se përplaset me Brukselin.

Ai është shprehur se do të vijojë përpara me vaksinën ‘Sputnik V’ të Rusisë dhe se miratimi nga Instituti i Kontrollit të Barnave të vendit të tij duhet të jetë i mjaftueshëm e nuk ka nevojë të presësh aprovimin agjencia evropiane e barnave.

"Njerëzit më shkruajnë se duan të vaksinohen, ajo merret vullnetarisht, e përse të mos përdoret nëse është e sigurt dhe po përdoret në shumë shtete të botës përse të mos e përdorim edhe ne?” tha kryeministri çek Andrej Babiš.

Gjatë ditës së diel policia në Amsterdam ndaloi edhe një protestë e cila po zhvillohej për të kundërshtuar masat kufizuese. Protestuesit e mbledhur po këndonin e brohorisnin duke kërkuar ndaljen e diktaturës së coronës.

Një muaj më parë, në shumë qytetet holandeze pati protesta në kundërpërgjigje ndaj vendosjes së shtet-rrethimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat