Çekia pritet të fillojë ta përdorë vaksinën ruse anti-Covid pa miratimin e BE-së

Evropë

Çekia pritet të fillojë ta përdorë vaksinën ruse anti-Covid pa miratimin e BE-së

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Republika Çeke pritet të fillojë ta përdorë vaksinën antiCOVID ‘’Sputnik V’’ të Rusisë pa miratimin e rregullatorit të barnave të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Andrej Babis ka thënë se vendi “nuk mund të presë” që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën, dhe vetëm miratimi nga autoriteti çek i barnave, SUKL, do të mjaftonte.

Vendi me 10.7 milionë banorë është renditur ndër vendet më të goditura në botë gjatë pandemisë në javët e fundit, pasi situata është përkeqësuar nga variantet e reja të virusit.

Praga kishte vaksinuar 649.868 njerëz që nga e shtuna në mbrëmje, shumica e tyre duke përdorur vaksinën nga Pfizer / BioNTech. Vendi ka përdorur gjithashtu vaksinën e bërë nga Moderna dhe AstraZeneca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat