Kryeministri Orban zgjedh ‘Sinopharm’, Hungaria shteti i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze

Evropë

Kryeministri Orban zgjedh ‘Sinopharm’, Hungaria shteti i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:59
Viktor Orban

Qytetarët e Hungarisë janë të parët në Bashkimin Evropian të cilët janë duke u vaksinuar me vaksinën kineze ‘Sinopharm’.

Edhe kryeministri Viktor Orban një ditë më parë mori dozën e parë të vaksinës kineze për të ofruar siguri.

Pasi mori inokulimin, Orban postoi një video në rrjetin social Facbook ku shfaqej duke u vaksinuar. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u besonin vaksinës kineze.

"Mora dozën e parë dhe tani jam kthyer në zyrën time dhe kam filluar të punoj. E shihni, nuk kam ndonjë reagim të kundërt. Mijëra njerëz në Hungari janë inokuluar me vaksinën kineze. Ju lutemi besoni profesionistëve hungarezë", shprehet kryeministri.

Të tjerë qytetarë pasi panë videon e Orban treguan mbështetjen e tyre për njerëzit që marrin vaksinën kineze.

Orban e mori dozën e parë pak ditë pasi edhe presidenti hungarez Janos Ader, gjithashtu zgjodhi vaksinën kineze.

Me aksesin ndaj vaksinave nga pesë prodhues, përkatësisht ‘Sinopharm’ të Kinës, ‘Pfizer’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Sputnik V’ të Rusisë, Hungaria është shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që bleu dhe autorizoi përdorimin e vaksinave kineze.

Hungaria të dielën regjistroi 4 469 raste të reja dhe 72 viktima. Deri të dielën, 677.682 njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 249,499 kanë marrë të dyja dozat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat