Kanabis falas për të burgosurit? Ja propozimi i radhës për të ulur dhunën në burgje

Evropë

Kanabis falas për të burgosurit? Ja propozimi i radhës për të ulur dhunën në burgje

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Ish-këshilltari kryesor i narkotikëve në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ka propozuar që burgjet të provojnë ti japin falas marijuanë të burgosurve.

Sipas tij kjo për të parë nëse do të ulen rastet e dhunës apo jo.

Profesor David Nutt, nga Imperial College London, tha se ai ishte plotësisht mbështetës i idesë dhe se ai po konsideronte një studim mbi uljen e varësisë së drogës së të burgosurve, raporton The Guardian.

Më shumë se 300 zyrtarë burgu dhe personeli i jashtëm janë pushuar nga puna ose janë dënuar për dhëniën e sendeve të ndaluara të burgosurve si, drogë, duhan dhe telefona selularë.

Një diskutim ka nisur mbi propozimin, në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në Uellsin e Veriut, ndersa kandidatët Konservatorë dhe Punëtorë kanë thënë se ata janë kundër idesë.

Rreth 13 përqind e të burgosurve në Angli dhe Uells thanë, gjatë një sondazhi zyrtar të fundit, se ata kishin probleme me drogat e paligjshme ndërsa ishin në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat