Romë, policia në ndjekje të grabitësve, përplas për vdekje 17-vjeçaren

Evropë

Romë, policia në ndjekje të grabitësve, përplas për vdekje 17-vjeçaren

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Një ndjekje në via di Salone, në periferi lindore të Romës, përfundoi në tragjedi. 

Një vajzë 17-vjeçare vdiq pasi makina në të cilën ndodhej u godit nga një patrullë e policisë rrugore. 

E reja ishte në makinë me persona të tjerë, njëri prej të cilëve u plagos rëndë. 

Po ashtu në këtë ngjarja u plagosën edhe dy policë të cilët po kryenin ndjekjen.

Ndjekja ndodhi pas raportimit të një grabitjeje në Tivoli. 

Policia u vu pas një makine duke e ndjekur nëpër rrugë e më pas doli në kryqëzimin në via di Salone, ku u përplas me makinën me të cilën vajza po udhëtonte. 

Ndërkohë, makina e grabitësve u gjet më vonë e braktisur në rrugën A24 dhe për ta janë duke u bërë kërkime për t’i gjetur.

Po ashtu, është hapur një hetim nga Prokuroria Publike për aksidentin. 

Prokurori kujdestar urdhëroi hetime për të rindërtuar dinamikën e aksidentit që përfshiu një makinë të policisë rrugore dhe makinën e vajzës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat