​Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

Evropë

​Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Protestuesit në Armeni kanë hyrë në ndërtesat qeveritare këtë të hënë duke kërkuar dorëheqjen kryeministrit Nikol Pashinyan.

Protestat në vend kanë kohë që zgjasin, dhe arsyeja kryesore është mënyra se si kryeministri e menaxhoi konfliktin në Nagorno-Karabakh.

Jerevani, kryeqyteti i Armenisë është i ndarë, sepse një pjesë protestojnë kundër qeverisë dhe një pjesë pro qeverisë.

Më herët, në një dalje përpara qytetarëve, kryeministri foli për tentativë për grusht shteti nga ushtria.

Në përgjigje të kërkesës së ushtrisë për të dhënë dorëheqje, kryeministri shkarkoi të enjten shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.

Presidenti vendas refuzoi që ta miratojë shkarkimin, çka e ka tensionuar edhe më tej situatën politike.

Ushtarakët dhe opozitarët në Armeni kanë kritika të forta për menaxhimin e konfliktit të përgjakshëm gjashtë-javor me Azerbajxhanin për rajonin e Nago-Karabakut, i cili i mori jetën mijëra vetëve nga të dyja palët.

Konflikti përfundoi në nëntor të 2020-ës, kur të dyja palët nënshkruan një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat