Presidenti ukrainas merr vaksinën kundër COVID

Evropë

Presidenti ukrainas merr vaksinën kundër COVID

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:30
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë vaksinën kundër  COVID-19.

Në një postim në Twitter, Zelensky tha se vaksina është aplikuar tek ushtarët në frontin Donbas.

Ai tha se ka marrë vaksinën AstraZeneca. “Vaksina do të sigurojë që të jetojmë sërish pa kufizime”, tha Zelensky.

Javën e kaluar Ukraina nisi punimet për vaksinimin masiv kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5.336 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat