Franca ndryshon teknikën, miraton vaksinimin me AstraZeneca edhe për ata deri në moshën 75 vjeç

Evropë

Franca ndryshon teknikën, miraton vaksinimin me AstraZeneca edhe për ata deri në moshën 75 vjeç

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Franca do të lejojë njerëzit nën 75 vjeç me probleme shëndetësore ekzistuese të marrin vaksinën kundër COVID-19 të AstraZeneca, tha ministri i shëndetësisë, duke u larguar nga një qëndrim i mëparshëm se vaksina duhet të ishte vetëm për ata nën-65 vjeç.

Sipas medieve të huaja rivlerësimi ka të ngjarë të ndihmojë në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të Francës, të cilën shumë e kanë kritikuar si shumë të ngadaltë.

Që nga e shtuna, 4.55 milionë njerëz kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës së AstraZeneca, Pfizer/BioNTech ose Moderna.

Dhe ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i tha televizionit France 2 se rritja e kufirit të moshës do të mundësonte që 2.5 milionë njerëz të tjerë të vaksinohen në javët e ardhshme.

Ndërkohë njerëzit e moshës 75 vjeç e lart do të vazhdonin të merrnin vetëm vaksinat e Pfizer dhe Moderna, tha Veran.

Ndryshe, kur vaksina e AstraZeneca u miratua për përdorim nga rregullatorët e BE-së këtë vit, Franca dhe vendet e tjera duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Austrinë thanë që nuk duhet t’u jepet të moshuarve, duke përmendur mungesën e të dhënave të mjaftueshme.

Por organi më i lartë këshillimor i vendit, Haute Autorite de la Sante, (HAS) kishte thënë në atë kohë që më vonë do të rishikonte pozicionin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat