Ish-presidenti francez, Sarkozy do ta padisë Francën në Gjykatën Evropiane

Evropë

Ish-presidenti francez, Sarkozy do ta padisë Francën në Gjykatën Evropiane

Më: 2 mars 2021 Në ora: 21:16
Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy thotë se është i gatshëm të padisë Francën para gjykatës Evropiane për të provuar pafajësinë.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha të martën se është gatshëm të shkonte deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të provuar pafajësinë.

Ky ishte reagimi i tij i parë publik pasi u shpall dje fajtor për korrupsion nga gjykatësit, raporton reuters.

“Unë apelova vendimin, mbase do të më duhet të ndjek këtë luftë deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, tha Sarkozy për gazetën Le Figaro.

“Kjo do të ishte e dhimbshme për mua që të dënoja vendin tim, por unë jam gati për të, sepse ky do të ishte çmimi i demokracisë”, tha ai.

Sarkozy tha se nuk do të kandidonte për president në vitin 2022, por do të mbështeste një kandidat në kohën e duhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat