Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Gjermania shënon mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Gjermania ka regjistruar mbi 9 mijë raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 9,019 në 2,460,030, treguan të Mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i të vdekurve u rrit me 418 në 70,881, tregoi shifra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat