Në Ulqin kufizohet lëvizja si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19

Evropë

Në Ulqin kufizohet lëvizja si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi Igor Galiq njoftoi, të mërkurën, se është marrë vendimi që komuna e Ulqinit të mbyllet, duke u nisur nga situata e rënduar epidemiologjike.

Në komunën e Ulqinit do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore, qendrat tregtare, qendrat sportive si dhe parqet publike.

Në ambientet publike nuk lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura. Dalja nga banesa është e lejueshme nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat