Në prill pritet lehtësimi i kufizimit të masave ndaj COVID në Francë

Evropë

Në prill pritet lehtësimi i kufizimit të masave ndaj COVID në Francë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:21
Francë

Franca po përgatitet për heqjen e kufizimeve kundër koronavirusit nga mesi i prillit.  

“Ne do të përballemi me kohë të vështira, është e vërtetë, por për herë të parë pas kaq shumë muajsh është i dukshëm një kthim në kushte më normale të jetesës”, u tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atalis gazetarëve pas një takimi të kabinetit.

“Nuk është as një horizont i largët dhe as i pasigurt, është një horizont që po afrohet gjithnjë e më afër. Ne shpresojmë që ndoshta nga mesi i prillit do të hapemi dhe jemi duke u përgatitur për këtë.

Presidenti, Emmanuel Macron na ka kërkuar të paraqesim propozime që mund të lejojnë një rihapje të kujdesshme të vendit së shpejti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat